Një shqiptar 52-vjeçar është arrestuar në Greqi pasi kishte shantazhuar një greke 14-vjeçare se do t'i publikonte foto dhe video nudo nëse ajo nuk pranonte kërkesat e tij.

Ngjarja ka ndodhur në Messini, ku e mitura greke kishte kontaktuar më shqiptarin në Instagram dhe kishin shkëmbyer edhe fotot.

Mediat greke raportojnë se shqiptari pasi i kishte marrë fotot e vajzës e kërcënonte dhe e shantazhonte atë.

Fotot dhe videot e vajzës kishin filluar të shpërndaheshin, ndërsa vajza së bashku me nënën e saj bënë denoncimin në polici.