Enca njihet si një nga këngëtaret më të sulmuara dhe që rrallë herë ka reaguar. Por, jo gjithmonë ka qenë kaq e qetë dhe në rastin konkret nervat i ka shpërthyer ndaj një djali nga Prishtina.
Djali teksa dërgoi bisedën pranë “JOQ”, tregoi se kishte ditë që i shkruante në Snap Encës dhe kjo e fundit ia lexonte mesazhet, por nuk ia kthente kurrë. Prandaj një ditë vendos ta “kërcënojë” në shaka e sipër se do ta shtypte në makinë.
Kjo mesa duket e ka frikësuar dhe acaruar Encën dhe i ka kthyer një përgjigje shokuese për qytetarin.