E grabitën dhe e morën peng në mes të ditës në Ponte Milvio, Itali.

Dy persona të armatosur, me justifikimin se po dorëzonin një pako, kanë mundur të futen në një apartament dhe të marrin peng pronarin e shtëpisë.

Pasi e kanë kërcënuar me pistoletë, e kanë lidhur dhe vjedhur.

Vlera e sendeve të grabitura në shtëpi, arrin vlerën e 120 mijë eurove.

Policia italiane ka nisur punën për të identifikuar autorët e kësaj grabitjeje.