Ilir Çekrezi është i burgosuri që i ka dhënë lajmin Sokloj Mjacajt se ishte urdhëruar izolimi i tij në 41 bis.

Ditën kur sokol Mjacaj vrau Arben Lleshin, nga ministri i Drejtësis Ulsi Manja ishte dhënë urdhri që Mjacaj të izolohej në 41 bis. Ai është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e dy turistëve çekë në vitin 2015.

Në dosjen hetimore të siguruar nga Vizion Plus, gardiani Ilir Balla deklaron se pasi Ilir Çekrezi i tha Mjacajt se do ta izolonin, ky i fundit u rikthye në qeli ku kishte marrë armën për të kryer krimin.

Pasi dëgjoi kristmat, Ilir Balla thotë se u përpoa ta neutralizonte Mjacajn, i cili me armë në dorë e ka urdhëruar mos afrohej ose do ta vriste.

“Mos u afro se po lëvize edhe një hap do të vras, nuk kam punë me ty”, thotë ai.

Gardiani shton se menjëherë pas ngjarjes ka njoftuar të gjitha njësitë si grupin e gatshëm, oficerin e rojes etj dhe është marrë me sistemimin e të burgosurve të tjerë që ndodheshin në ajrim.