ARRSH bën me dije se duke filluar nga e hëna segmenti Qafë-Kashar Rinas do të hapet për qarkullimin e automjeteve.

Sakaq në një postim në rrjetin social “Facebook”, ARRSH njofton se me datë 2 shkurt do të nisin punimet segmenti Ahmetaq-Rinas. Për pasojë ky segment rruge do të qëndrojë i mbyllur.

“Sot përfundojnë punimet e asfaltimit në segmentin “Qafë Kashar-Rinas” (aeroport). Nesër më datë 31.01.2022 ky segment do të jetë i hapur dhe do të vijojnë punimet për Fazën e Tretë duke filluar nga data 02.02.2022 Segmenti “Ahmetaq-Rinas” (aeroport) do të jetë i mbyllur.
Kërkojmë mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e drejtuesve të mjeteve dhe bizneseve të zonës gjatë procesit të ndërhyrjes në këtë aks rrugor, si dhe respektimin në mënyrë rigoroze të sinjalistikës provizore dhe udhëzimeve të Policisë Rrugore në terren”, njofton ARRSH.