Greqia ka hequr rregullin për plotësimin e formularit PLF(Passenger Locator Form), nga nesër për të udhëtuar drejt saj. 

Nga nesër, nuk do të nevojitet të plotësohet formulari PLF, pas 20 muaj ishte dokument i detyrueshëm dhe i nevojshëm për hyrje në Greqi. Kjo vlenë për udhëtarët që mbërrijnë në Greqi, të cilët vijnë nga vendet e BE-së ose të zonës Shengen, si dhe nga 35 vendet jashtë BE-së.

Ministri i Turizmit i Greqisë, Vasilis Kikiljas para dhjetë ditëve njoftoi se “me rekomandim të Komisionit të Epidemiologëve të Ministrisë së Shëndetësisë, nga 15 marsi i vitit 2022 hiqet plotësimi i formularit Passenger Location Form (PLF) për të gjithë vizitorët nga të gjitha vendet për hyrje në Greqi” dhe shtoi se heqja e lehtëson procesin për hyrjen e turistëve dhe theksi do të jetë në kontrollimin e certifikatave.