Menaxhimi i mbetjeve, veçanërisht gjatë sezonit turistik, mbetet një sfidë për qytetin e Durrësit.

Kryebashkiakja Emiriana Sako njoftoi se, në bashkëpunim me KfW dhe Agjencinë Kombëtare të Mjedisit (AKEM), po punohet për ngritjen e një stacioni transferimi të mbetjeve.

Sipas saj, ky investim do të ulë kostot për bashkinë dhe do të mundësojë nisjen e ndarjes së mbetjeve në burim. Gjithashtu, donatorët kanë parashikuar blerjen e mjeteve për ndërmarrjet dhe vendosjen e koshave të rinj në zonat me nevojë.

Postimi i plotë:

Menaxhimi i mbetjeve mbetet një sfidë për qytetet, sidomos ato bregdetare ku numri i popullsisë rritet ndjeshëm gjatë sezonit turistik.

Së bashku me KfW dhe AKEM po punojmë për të çuar më tej punën mbi ngritjen e stacionit të transferimit ♻️ i cili do të bëjë të mundur uljen e kostove për bashkinë, por edhe fillimin e procesit të ndarjes së mbetjeve në burim. 🚮

Përveç kesaj, donatorët kanë parashikuar blerjen e mjeteve për ndërmarrjet si dhe koshave për të mbuluar zonat që kanë nevojë.