Klubi i Xhenoas luan më datë 29 dhjetor një ndeshje shumë të veçantë ndaj Interit. Një ndeshje ku klubi ka vendosur që të përdorë një fanellë speciale pasi feston 103-vjetorin e klubit.

Për ta bërë edhe më të veçantë, klubi ka bashkëpunuar me këngëtaren e njohur Rita Ora.

Pikërisht fanellën e artë speciale që do të veshin Ekuban & Co. në ndeshjen e të shtunës, e ka prezantuar e para në rrjetet sociale këngëtarja shqiptare. Ka qenë vetë klubi, ashtu si edhe Seria A që kanë shpërndarë foton e saj në rrjetet sociale, duke treguar këtë bashkëpunim shumë të veçantë për historinë e klubit italian.