Një 19-vjeçar është arrestuar nga policia e Shkodrës pasi dyshohet se ka përdhunuar një 15 vjeçare.
I riu është identifikuar si Denis Marinaj.
Pasditen e sotme në komisariat është paraqitur e mitura 15 vjeç dhe ka treguar për policinë se 19-vjeçari e kërcënonte se do e vriste atë dhe familjen e saj.
Me këto presione pretendon e ka detyruar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë, në kohë të ndryshme.
‘Do të vras prindërit nëse nuk shkon me mua’, mësohet se ka deklaruar e mitura në polici, ndërsa ka treguar ngjarjen.





