Policia Kombëtare ka arrestuar në Barcelonë dhe Madrid dy persona që drejtonin një organizatë kriminale dhe që ishin arratisur nga Shqipëria pasi akuzoheshin për krimet e armëmbajtjes, mbajtjes së lëndëve plasëse dhe pastrimit të parave.

Nga informacionet e marra në nëntorin e kaluar, hetuesit mësuan për praninë në Spanjë të dy shqiptarëve dhe pas disa përpjekjesh ndaj tyre u lëshuan përmes Interpolit dy urdhër-arreste, sqaruan nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë.

Ngjarjet për të cilat ata akuzohen datojnë në vitin 2021 në Shqipëri, ku organizata kriminale e drejtuar nga të arrestuarit po përgatitej të kryente një sulm për të vrarë disa persona të përfshirë në një rrjet trafiku droge.