8 korrik 2015 – Një krim i rëndë mund të shënohej në një familje të Krujës, por fatmirësisht është parandaluar nga forcat e policisë.
Kryefamiljari 63-vjeçar Pjetër Gega, nga fshati Luz i Fushë-Krujës, ka kërcënuar me armë zjarri pjesëtarët e tjerë të familjes. Por, fatmirësisht nuk pati të shtëna drejt anëtarëve, në sajë të ndërhyrjes së uniformave blu. 63-vjeçarit i vunë prangat dhe i kapën e i sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
• një pushkë model 56
• një pushkë model 63
• dymbëdhjetë copë fishekë.
Deri më tani nuk bëhet ende me dije arsyeja e këtij konflikti familjar që për pak do të shënonte një tragjedi, por po kryhen veprimet hetimore për zbardhjen e shkaqeve.
Ndërsa çështja i kaloi Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.
/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/