Kompania japoneze e automjeteve, "Toyota", do të tërheqë nga tregu 1 milion makina në të gjithë botën për shkak të problemeve me airbag-ët. Sipas kompanisë, airbag-ët mund të hapen vet pa pasur shkak ose nuk funksionojnë gjatë një përplasjeje.
Bëhet fjalë për automjete të ndërtuara nga korriku i vitit 2002 deri në qershor të vitit 2015. Këto makina që kanë probleme me airbag-ët janë të modeleve të ndryshme. Sipas Toyota-s, një qark i shkurtër elektrik mund të shkaktojë dëmtime duke çaktivizuar airbag.
Pronarët e automjeteve do të njoftohen në dhjetor, kurse pikave të autorizuara të shitjeve do t’u dërgohen pjesët zëvendësuese të airbag-ëve.





