Ministrja Evis Kushi ka komentuar ditën e sotme situatën e universitetit të Korçës, ku tha se bashkimi i tij me Universitetin e Tiranës ishte një propozim por jo vendim përfundimtar.

Ajo tha se Universiteti i Korçës do të vazhdojë, por do të rritet më tepër dhe se tradita e Korçës në arsim do të zhvillohet më tej.

Ministrja Kushi: Universiteti i Korçës do të vazhdojë por do të rritet më tepër. Potencialet janë aty, ka studentë dhe staf i mrekullueshëm, si edhe kapacitete. Korça ka traditë në arsim, pra do të ketë zhvillim më tej. Ka patur propozime të ndryshme, jo vendime, e rëndësishme është që ti diskutojmë ashtu si bëmë sot. Dhe vendosëm që rruga është ndërkombëtarizimi dhe profilizimi i universitetit.

Pyetja për 53 programe studime: Universitetet duhet të jenë avantgard e zhvillimeve dhe nevojave që ka. Është hapur së fundmi një program për marketingun dixhital. Profilizimi do të thotë që shumë programe do zhvillohen, disa të tjera që si përgjigjet Korça, edhe mund të mbyllen. Ato që janë drejt tkurrjes dhe që nuk lidhen me zhvillimin dhe traditën, mund të mbyllen.

Çështja e bashkimit me universitetin e Tiranës ka qenë vetëm një propozim, jo vendim. Ndaj u diskutua sot dhe u vendos që nuk do të ketë bashkim por ndërkombëtarizim dhe profilizim.