Edhe pse në muajin janar i mbaron mandati, Ambasadorja Amerikane në Shqipëri, në vendin tonë tha se do të jetë në Shqipëri edhe më gjatë.

Në konferencën “Konsolidimi i Këshillit të Lartë Gjyqësor”, Kim  u ndal te zbatimi i Reformës në Drejtësi, ku theksoi se gjyqtarët duhet të japin drejtësi.

Gjithashtu, ambasadorja bëri thirrje për krijimin sa më shpejt të Gjykatës së Lartë, për të cilën tha se mund të krijohet në 3 muajt e parë të vitit 2023.

 ‘Kam 3 vite në Shqipëri do jem këtu edhe për ca më gjatë. Ka një sfidë të madhe këtu! Ka histori këtu dhe duhet të ndjemë empati dhe respekt për historinë që ka kaluar ky vend. Ky është një vend i vogël të gjithë njohin gjithë të tjerët. Vendime për atë se kush do jetë në atë pozicion të caktuar, kreu i një institucioni apo një tjetri.’- tha Yuri Kim.