Shpallet në kërkim një person në Durrës pasi akuzohet se ka mashtruar një tjetër person se do t’i sillte një automjet nga Zvicra, por ka marrë paratë dhe mjetin nuk ia ka sjellë.
“Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financiar në DVP Durrës referuan materialet në Prokurori dhe po punojnë për kapjen e shtetasit P. K., pasi dyshohet se ka mashtruar shtetasin M. Ll., duke pretenduar se kundrejt një shume parash, do t’i sillte nga Zvicra, një automjet”, njoftoi sot policia.





