Detaje të reja janë zbuluar nga vrasja e 30-vjeçares Ana Maria Lacramioara Di Piazza, e cila u gjet e pajetë një ditë më parë në një fshat të Italisë.

Vajza me origjinë rumune, banuese në Giardinello, u vra nga i dashuri i saj Antonino Borgia, 51 vjeç, një sipërmarrës ndërtimi nga Partinico.

Ata ishin të lidhur prej një viti dhe vajza kishte zgjedhur ditën e djeshme për t'i treguar të dashurit se priste një fëmijë nga ai.

Madje i kishte kërkuar edhe tre mijë euro, para që burri i kishte premtuar se do t’ia jepte një natë më parë, por kur mbërritën në vendin e krimit, pasi kryen marrëdhënie seksuale, ai e qëlloi pa mëshirë me thikë në bark dhe e la të vdekur.

Pas arrestimit, sipërmarrësi italian rrëfeu se e reja i kishte thënë që po priste një fëmijë nga ai dhe madje e kishte kërcënuar se do i tregonte gjithçka gruas së tij.

E gjithë skena e vrasjes është filmuar nga kamerat e një biznesi aty pranë dhe në këtë video dëgjohet e reja duke bërtitur, “Çfarë po bën, presim një fëmijë, unë të dua”.