Banorë të lagjes nr.8 që preken nga shpronësimet që do të bëhen në kuadër të projektit infrastrukturor “Lidhja e Currilave me rrugën “Aleksandër Goga”, kanë protestuar sot para bashkisë së Durrësit.
Në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak që pritet të nisë në orën 12:00, një nga pikat e rendit të ditës lidhet me shpronësimet e shtëpive të këtyre banorëve, të cilat do të shemben për t’i hapur rrugë ndërtimit të unazës.
Banorët deklarojnë në prononcimin e tyre për mediat, se nuk janë vënë në dijeni më përpara lidhur me prishjen e shtëpive dhe kundërshtojnë vlerën e shpronësimit, sepse sipas tyre është e pamundur që me këtë vlerë të blejnë një shtëpi.
Banorët kërkojnë nga bashkia që t’u sigurojë më përpara një shtëpi.
Sipas bashkisë, është miratuar në parim vlera financiare e shpronësimit prej 867.776.164 lekë, për pasuritë pronë private, që preken nga ky investim publik. Janë evidentuar 131 pronarë (privatë dhe shtet) për të cilët është caktuar vlera e shpronësimit.
Ndiqni prononcimet e banorëve:





