Një ditë pasi kryeministri Edi Rama deklaroi për radhën për t’u vaksinuar do ta kenë të moshuarit që janë personalitete, ka reaguar Presidenti Ilir Meta.

Meta deklaron se të gjithë qytetarët duhet të vaksinohen dhe e cilëson të papranueshëm diferencimin klasor.

“Qytetarët të vaksinohen masivisht. I papranueshëm “diferencimi klasor”.”, shkruan Presidenti në Facebook.