Zelandë e re, 8 mars 2014 – Një sëmundje e rrallë do e bëjë të verbër brenda pak muajsh, kështu 12 vjeçari nga Zelanda e Re, Louis Corbett, vendosi që ta shijojë jetën deri në fund. Në këtë moment ai po i bie botës rrotull së bashku me familjen e tij për të admiruar gjithë bukuritë e botës, para se errësira të bjerë mbi sytë e tij. Vitin e kaluar mjekët e diagnostikuan fëmijën nga retina pigmentoze, një sëmundje e agravuar, e cila është e trashëguar dhe që do e çojë drejt verbërisë në pak muaj. Luois ka bërë një listë të gjërave që dëshiron të shikojë për herë të fundit, mes tyre Grand Canyon, kaskadat e Niagarës, Empire State Building, zonën e Google ne California etj. Por si i apasionuar pas basketbollit ai ka shprehur edhe dëshirën për të marrë pjesë në një ndeshje të skuadrës së tij të preferuar, Boston Celtics. Për të bërë të mundur që Louis të realizojë ëndrrat e tij i janë dhuruar 25 mijë dollarë falë një apeli në rrjetet sociale. Një tjetër person që ka kontribuar për të është Corinne Grousbeck, gruaja e Presidentit të Bolton Celtics, djali 21 vjeçar i së cilës është i verbër për shkak të së njëjtës sëmundje me Louis.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/