Antoni Leka që u kap me municione luftarake në Lezhë nga uniformat blu, është marrë në pyetje nga organi i akuzës gjate natës së mbrëmshme.
36-vjecari i pyetur se nga i kishte marrë armët, nuk ka pranuar që të përgjigjet, duke qëndruar në heshtje. Sërish gjatë ditës së sotme, pritet të merret në pyetje nga ana e hetuesve, për të zbardhur dinamikën e saktë se cili ishte edhe synimi i tij.
Sipas burimeve, i riu ka shfaqur shenja të problemeve mendore, ndërsa pritet të bëhet një ekspertizë për të përcaktuar gjendjen e tij mendore.
Antonio Leka i kishte mbushur armët gati për të qëlluar dhe në dhomat e paraburgimit gjatë marrjes në pyetje e ka prezantuar veten si një patriot, duke hequr bluzën dhe duke treguar tatuazhet që ai ka.