Biznesmeni Fatmir Bektashi ka qëndruar vetëm disa minuta në ambientet e SPAK, ku ka detyrimin të paraqitet në lidhje me hetimin për çështjen “Partizani”.

Pasi firmosi, Bektashi ka dalë nga ambientet e gjykatës. Menjëherë gazetarët nxituan t’i marrin një prononcim, por ai nuk pranoi të thonte asnjë fjalë.

Ndërkohë që të gjithë gazetarët prisnin një përgjigje, Bektashi ka zgjedhur të flasë me “mimika” duke mos dhënë asnjë shpjegim.

Pyetje: Për çfarë u paraqitët sot?

Pyetje: Si jeni?

Pyetje: No comment?

Pyetje: A keni kryer shkelje zoti Bektashi në rastin e privatizimit “Partizani”?

Pyetje: Flisni shqip?

Pyetje: Parlo italiano (flisni italisht)?

Pyetje: Speak english (flisni anglisht)?

Kjo situatë shkaktoi të qeshura mes gazetarëve dhe tij.

Fatmir Bektashi akuzohet për korrupsion dhe pastrim parash për çështjen e privatizimit të ish-kompleksit “Partizani”. Ndaj tij ka masë detyrim paraqitje dhe ndalohet të largohet jashtë vendit.