Trajneri i Teutës, Enkeleid Dobi nuk mund të ishte më i lumtur se kaq pas fitores me Tiranën dhe e dyta radhazi. Ai analizoi sfidën si dhe deklaroi se objektivi radhës është triumfi me Flamurtarin.

“Rregulluam disa gjëra pjesën e ndeshjes, daljen me topa të shpejtë. Është gjë tjetër ti flasësh dhe gjë tjetër ti zbatosh, merita e çunave që i interpretuan në mënyrën më të mirë. Motoja jonë ishte ekip solid, nuk duhet ti linimin asnjë rast sot Tiranës, por i lamë një rast me Tabeku, ishte gabim i joni.

Fitorja do na japë qetësi dhe pjesën e dytë ja jap meritat ekipit, kur interpretohet nga, kjo është ndeshja jonë më e mirë, duhet të ishte mbaruar me një golavarazh tjetër 2-0 ose 3-0. Ne kemi marrë një rrrugë që duhet tu japim meritat, Tirana ka lojtarë cilësorë, futbolli të jep momente siç ishte penalltia.

Puna gjithmonë paguhet, kthehet. Jemi përgatiur me dy mënyra për Tiranën. Donim të ishim solid dhe me kalimin e kohës ti fusnim marrshin. Bëmë ca zgjedhje, e rritëm agresivitetin, Arifi bëri një pjesë të dytë të jashtëzakonshme, aksioni i tij ishte perfekt, gjynah që s bëri gol.

Puna na jep kënaqësinë, kam mbajtur strukturat, kam qenë konsistent në mënyrën e lojës. Duhet ti themi gjërat siç janë, duke filluar nga poshtë lart. Drejtuesit na dhanë besimin, për mënyrën si zgjodhëm të luanim, jemi të gjithë bashkë, në të mirë dhe të keq, duhet ta mbajmë këtë rrugë.

Ndeshja e radhës, e dini mirë ku ishim, nuk duhet të fluturojmë, të qëndrojmë me këmbë në tokë. Shohim ndeshjen me Flamurtarin, me kalimin e kohës do ti bëjmë llogaritë në fund, është e vërtetë. Sa kemi ndërruar gomat, jemi futur përsëri në korsi, kemi filluar duke ecur, duke dhënë gaz”, tha Dobi.