Trajneri i Teutës, Enkelejd Dobi, ishte i lumtur për suksesin e skuadrës së tij ndaj Flamurtarit, por kishte edhe kritika.
“Problemi? Ishte kartoni i kuq dhe marrja e golit të dytë shumë shpejt. Jemi të vetëdijshëm që na mungonte kjo fitore, besoj se e dominuam pjesën e parë dhe goli që pësuam ishte një episod. Por mënyra se si reaguam direkt, ishte kapitale, thjesht t’u heq kapelen çunave. Ky është futbolli, kartoni i kuq na futi në trysni. Duhet t’i japim edhe merita kundërshtarëve, nuk është modesti apo diplomaci, sinqerisht nuk e shoh flamurtarin në vendin ku është, nuk e meriton me lojën që bëri sot. Është edhe kundërshtari që luan, por ku je me një lojtar më pak, ke edhe rezultatin, bën që vetvetiu ta menaxhojmë. Sepse e duam me gjithë shpirt fitoren, por duhet të menaxhojmë më ndryshe, të jemi më të matur, më të përqendruar dhe vendosjet duhet të jenë më automatike në disa momente.
Nuk mund të themi se ishin vetëm gabimet e Flamurtarit sa vlerat e lojtarëve janë. Goli i dytë është i punuar që kërkojmë presingun, nuk mund të themi gabime se imponojmë presingun lart. Se herët a vonë të jep frytin. Unë përqendrohem te ekipi im, për mënyrën se si e thatë që sot në pjesën e parë luajtëm me një 9 fals, pa sulmues tipik. E kemi ndërtuar gjatë gjithë javës, jemi munduar ta befasonim, i dha frytet në pjesën e parë. Në pjesën e dytë jam pak skeptik se duhet ta menaxhonim, e dinim që Flamurtari do na e bënte të vështirë në pjesën e dytë dhe kartoni i kuq na vuri në siklet, duke e ditur që kemi nevojë për fitoren. Mendoj që duhej të kishim menaxhuar, të silleshim ndryshe dhe me zhvendosjet.
Të gjitha udhëzimet ishin të ishim më të qetë me veprimet me topin në këmbë, por duhet të pranojmë edhe lojën psikologjike, është ngërç e përgjegjësi, jemi duke u rritur. E rëndësishme është rezultati, se kemi bërë ndeshje të mira, por ku nuk ka ardhur fitorja. Fokusohemi më shumë, jam kërkues dhe djemve u thamë që duhej të menaxhonim më mirë. Edhe te pjesa e dytë duhet të ishim të qetë, të gjenim edhe golin e katërt me daljet. Në dy raste mund të bënim zgjedhje më të zgjuara.
Ne mundohemi gjithë kohës, por u duhet dhënë meritë çunave se edhe ndërrimet që bëmë ishin të detyruara, dy dëmtime, dy probleme që nuk i parashikon dot. Zhoel ka një javë që stërvitet me ne, janë gjëra me kohën që do vijnë akoma. Do kemi edhe stabilitet te loja jonë, siç punojmë në stërvitje. Na mungoi goli me Tiranën, sot shënuam 3 e mund të shënonim 4 ose 5. Por kërkojmë stabilitet në lojë se duam të luajmë futboll.
Arifi ka punë përpara, nuk duhet t’i rriten veshët se ka potencial, duhet stabilitet se e dimë si është futbolli. Shkojmë shumë shpejt te maja e shumë shpejt bie, të mbash atë ritëm e nivel është edhe më e vështirë. Por u duhet dhënë komplimente djemve se përveç të kuqit kishim edhe dëmtime e kjo na bën skeptikë për ndërrimet. Ishim të detyruar të bënim të paplanifikuara, këto ndryshojnë pak organizimin e lojës, nuk është e lehtë ndonjëherë. E menaxhuam si duhet, e rëndësishme është fitorja dhe çunat e menaxhuan siç duhet”, tha Dobi





