Trajneri i Teutës, Enkelejd Dobi, analizoi barazimin dramatik 2 me 2 që skuadra e tij arriti në transfertë ndaj Flamurtarit. Në prononcimin e dhënë pas ndeshjes, tekniku i skuadrës durrsake deklaroi:
“Normale që nuk na la të kënaqur barazimi. Kisha kohë pa parë gjëra të tilla, ne fokusohemi te futbolli. Fusha nuk na lejoi të bënim atë lojën që donim. Në pjesën e parë e interpretuam siç e kishim përgatitur, deri në momentin që ndodhi ajo që ndodhi. Nuk duhet të kishte ndodhur, aty u shpërfytyruam.
Morëm goditjen e parë me standarte, që duhet ta analizojmë. E paralajmëruam që fokusi do të ishte te goditjet standarte. Do të analizojmë dhe të marrim përgjegjësitë. Ishim të shpërfytyruar në interpretimin e lojës në mbrojtje. Kishim ardhur për 3 pikët dhe duhet të dilnim me 3 pikët. Duhet të jemi më cinikë, më të përgjegjshëm. Morëm 2 gola ndaj Flamurtari, mbrojtja e Teutës, ishte e dyta më e mira.
Voltain me Jazxhi erdhi si ndërrim sepse po rrezikonte për kartonin e dytë të verdhë Voltai. E futëm Jazxhiun në atë pozicion edhe me Vllazninë. Voltai e kreu jashtëzakonisht mirë punën, por bëmë gjithçka për gjithçka. Diçka nuk funksionoi në momentin e ndërrimit. Nuk duhet të ndodhin. Goli i shënuar ishte mënyra se si e kishim përgatitur ndeshjen. E humbëm kontrollin mbas incidentit. Unë jam trajner, merrem me futbollin, por janë gjëra të shëmtuar që nuk duhet të ndodhim. Morëm pikën, ka dhe më keq, por nuk jemi të kënaqur.
Mund të bënim më mirë, prandaj jemi konfuz me veten tonë. Hajde shikoni fushën, nuk të lejon fare të luash. Nuk janë justifikime janë të vërteta, ne duam të luanin futboll. Ndonjëherë e humbim, sepse jemi ekip i ri me oshlacione. Duhet të jemi më bindës. Jemi ndeshja e 17-të, duhet të mbajmë të njëjtin balanc. Nuk kam fjalë mbas incidentit.
Duhet të jemi më cinikë, më të vendosur. Na mungon vetëbesimi. Të jemi më të qartë. Në qoftë se do të kishim 5 fitore dhe 5 humbje do kishim 15 pikë. Më kanë ardhur në majë të hundës barazimet. Teuta është kockë e fortë, nuk është e lehtë të fitosh me Teutën, duhet të kemi më shumë vetëbesim në disa aspekte”, deklaroi Dobi.





