Trajneri Enkelejd Dobi foli pas barazimit pa gola që Teuta regjistroi me Dinamon në “Niko Dovana”. Tashmë Teuta numëron gjashtë ndeshje pa fitore ku në pesë prej tyre janë regjistruar barazime.“Mungonte finalizimi sot. Nuk krijuam shumë situata si në Kupë me Vorën. Dy raste të pastra i kishim ne sot, jo Dinamo. Të dyja ekipet kanë pasur lojë të kujdesshme, ishte vlerësim i madh nga ekipet, për mënyrën si donin ta intepretonin. Me fat mund të ishim më të kënaqur me 3 pikët, me fitoren. Situata e Maçollit dhe e fundit, do flisnim ndryshe tani. Ky finalizimi, qetësia te 20 metrat e fundit, e përsërisim por kjo është. Jam i bindur që me kalimin e kohës do na vijë, do na vijë edhe me ardhjet e reja që kemi marrë.
Këtë i kërkuam Bocit dhe Oliverit, të luanim më shumë nga krahu i majtë. Nuk ishte finalizimi dhe zgjedhja e duhur në disa momente. Na vjen keq. I kishim marrë masat, e dinim se një lojtar si Sinani që do luante në vend të Maliqit, nuk është në pozicionin e tij optimal, është uinger dhe jo mbrojtës. Luajtëm me një nga ekipet më të mira dhe më në formë në Shqipëri. Në fushë ishin dy ekipe që kishin respekt për njëri-tjetrin, organizim i lojës, për këtë edhe rastet me pikatore. Luajtën dy skuadra që duan të luajnë futboll. Me pak qetësi dhe fat, mendoj se fitorja duhet të ishte me ne sot.I thashë edhe djemve në pushim, që tranzicioni në momentin që fituam topin dhe bëjmë presing, nuk ishte si duhet. Dhe për meritë të Dinamos, por duhet të merrnin më shumë thellësi lojtarët tonë si Fadairo, Arifi, duhet të kërkonin më shumë thellësi. Dolëm me pikatore në fazën e tranzicionit me shpejtësi.
Merkato? Presim edhe 2-3 lojtarë. Nuk mund të themi të zëvendësojmë Gabrielin dhe Vidalin me të njëjtët lojtarë. Sidomos tani në janar. Është shumë e vështirë. Do gjesh që nuk kanë luajtur. Jemi të ndërgjegjshëm për kampionatin dhe lojtarët që mund të na vijnë. Nuk do gjejmë justifikime, po mundohemi të bëjmë korrigjimet e duhura. Fusha do tregojë a i bëmë apo jo”, u shpreh Dobi.





