Trajneri i Teutës, Enkelejd Dobi, ka theksuar se fitorja e skuadrës së tij ndaj Vllaznisë, ishte e merituar dhe se ekipi mund të kishte fituar më thellë.

“Është e njëjta Teutë që kemi parë që nga ndeshja e parë, por po rritemi, e kemi thënë. Kemi bërë edhe ndeshje të tjera të mira si në Elbasan e me Tiranën por finalizimi na ka munguar, si edhe sot.

Të them të drejtën, nga mënyra si e kishim përgatitur ndeshjen, si e interpretuan lojtarët se ata janë aktorët, ne jemi regjizorët, mendoj se ka dalë një film jashtëzakonisht i bukur sot dhe mendoj se ia dolëm. Sot treguam shumë gjëra: shpirtin e garës, treguam luftë sportive, organizim loje, presing të lartë, treguam si ta befasojmë kundërshtarin. Themi që luajtëm me liderin, nëse duhet të jesh mes me të mirëve, duhet të fitosh me më të mirët. Ne sot e treguam, edhe me dëshirë, edhe lojë e të gjitha. Meritë e jashtëzakonshme çunave, mënyrën si e interpretuan, mënyrën si e transmetuan gjithçka në fushë. Mund të shënonim më shumë, rastet i kishim dhe më vjen keq te goli i anuluar, mendoj që duhet të jemi pak më të saktë te këto, sepse këto detaje bëjnë ndryshimin. Me 1-0 pastaj do e kishim lojën në kontroll. Mendoj që luajtëm me ekip jashtëzakonisht të mirë. Ne jemi duke u rritur, ndoshta jemi duke u rritur dhe çunat po thithin gjërat që u japim dhe po interpretojnë në mënyrën më të mirë.Ndonjëherë edhe Vllaznia mori më shumë përsipër, lamë pak, ndonjëherë lamë presingun e lartë. Me top të gjatë na vunë në vështirësi, ishim të detyruar të zbritnim vetvetiu. Nuk po them që do na kënaqte barazimi, do gënjeja, por si po rridhte loja, rastet më shumë i kishim ne, e meritonim fitoren, duhet ta pranojmë këtë. Mënyra si e interpretuan djemtë, duhej të shënonim një gol tjetër, Vllaznia na vuri në trysni se është një nga kandidatët për titull. Ne themi që do mundohemi të tregojmë futboll, vlerat tona, çdo ndeshje jemi duke u rritur. Ka edhe aksidente rrugës, por mënyra më e mirë si po përgjigjet ekipi pas humbjes me Partizanin, është reagimi më i mirë, nuk kemi çfarë t’i kërkojmë më shumë. Kërkojmë të jemi më efikas në 20 metrat e fundit, zgjedhjet t’i bëjmë më të sakta, të jemi më cinikë.

Luajtëm ndaj kryesuesve e thashë për mënyrën se si Vllaznia deri në këto momente ka qenë lidër, ka cilësi, ekip, e trajner me eksperiencë. Pastaj ne jemi me këmbë në tokë, jemi duke u rritur, avash- avash po marrim shkallët një nga një, çdo ditë e ndeshje. Kemi edhe problemet tona që dalin në pah, por mënyra si çunat po e transmetojnë në fushë, jemi jashtëzakonisht të kënaqur si klub e staf. Në fushë pastaj është diçka tjetër. Pretendent pastaj, unë kam respekt, por në fushë kur futem respektoj veten time.

I kuqi? Duhet të pranoj, kur ta  shoh. Sa pata mundësi ta shoh nuk është faull, gjest, mënyra si interpretohet. Na vjen keq, po shënojmë, kemi mundësi, disa situata… Nuk kam qejf të bëj alibi apo vë fajin se nuk kam zakon dhe as kulturë të merrem me arbitrin, nuk do merrem as sot. Fitorja është fitore, në një fushë të vështirë. Por themi që jemi të kënaqur, deri tani, kemi akoma punë përpara, edhe do punojmë e pastaj të bëjmë llogaritë në fund”, tha Dobi.