Durrës, 15 shtator 2014 – Deputetja e Partisë Demokratike, Mesila Doda, ka reaguar në rrjetin e saj social, Facebook pas vendimit që dha sot Gjykata e Apelit për të lënë në burg Inspektoren e Përgjithshme të Bankës së Shqipërisë Elivar Golemi dhe dhënien e arrestit shtëpiak për Fullanin. Në reagimin e saj, Doda ka ngritur pyetjen se çfarë kuptimi ka drejtësi e barabartë për të gjithë, kur Golemi është në burg dhe Fullani është jashtë.
“Para disa muajsh ishim së bashku me zonjat e tjera të Parlamentit në burgun e grave. Shqetësimi i tyre më i madh ishte pamundësia për një drejtësi të barabartë dhe trajtim të njëjtë me burrat. Nisur nga ky shqetësim u bë një punë e mirë për të futur gratë në listën e amnistisë së vjetshme. Po sot çfarë kuptimi ka drejtësi e barabartë për të gjithë??? A ka kuptim Elivar Golemi në arrest me burg, ndërsa Fullani është jashtë??? Nuk ka as rrezik publik e as mundësi për të tjetërsuar provat zonja Golemi, ndaj justifikim për trajtim ndryshe nuk ka”.Me kete rast ftoj KLD te vlersoj dy standartet e gjykimit dhe gjithe shoqatat ne dobi dhe mbrojtje te gruas te trajtojne dhe shprehen per kete rast.Ftoj KLD te vlersoj dy standartet e gjykimit dhe gjithe shoqatat ne dobi dhe mbrojtje te gruas te trajtojne dhe shprehen per kete rast, – shkruan Doda në Facebook.





