DURRËS, 27 nëntor 2014 – Doganierët e Barit nën mbikqyrjen e drejtpërdrejtë të shefit të tyre Xhioakino Petrones në bashkëpunim me financierët barezë bllokuan një kamion të sapozbritur nga trageti i Linjës Durrës- Bari.
Kamioni ju nënshtrua një kontrolli të rreptë dhe në të u gjetën 102 bobina me qese për të bërë paza me peshë totale prej 12,6 tonësh. Qeset shkruanin “Made in Canada”, por ishin false dhe të prodhuara në Shqipëri nga një investitor italian. 
Dogana e sekuestroi ngarkesën dhe bllokoi kamionin, ku u gjet malli i sekuestruar. Sipas doganierëve barezë vlera e qeseve të sekuestruara shkon në 27 000 euro. Përfaqësuesit e firmës pritëse të mallit në itali u kallëzuan penalisht në Gjykatën e Barit. Doganierët barezë në sajë të informacionit të finacierëve italianë të vendosur në Durrës edhe këtë rradhë nuk dolën duarbosh.
/gj.th. agjencia e lajmeve ‘Dyrrah”/





