·        Janë bërë të shpeshta vizitat e drejtores së përgjithshme Elisë Sipropali në, sikurse ndodhi më 7 maj 2014, ku është interesuar për masat e reja për intensifikimin e fluksit gjatë sezonit veror, kodin etik dhe luftën kundër korrupsionit

·        Mësohet se ka ngjallur shqetësim në segmente të operatorëve të portit një takim tête- à-tête po më 7 maj 2014 i Sipropalit me drejtorin e e përgjithshëm ekzekutiv të kompanisë publike Autoriteti Portual Durrës sha Selim Belortaja, ku u diskutua për ndërtimin e infrastrukturës së re të doganës

·        Transiti i përbashkët Shqipëri-Kosovë është procedurë e aplikuar për herë të parë në Ballkan duke ofruar lehtësira të mëdha për biznesin me uljen e shpenzimeve dhe minimizimin e kohës gjatë kalimeve kufitare, nga një ditë në disa minuta

 

DURRËS, 13 maj 2014 –  Lëvizjet e zonjës Elisë në “botën” e doganave për lehtësimin e procedurave nga një ditë në disa minuta, kanë krijuar edhe kënaqësi te bizneset e ndershme kosovare, por edhe bezdi për doganierët e korruptuar, kontrabandistët, trafikantët e ndryshëm, që duan të sigurojnë fitime të paligjshme në Durrës, Morinë dhe Vërmicë.

JA Ç’NDODHI MË 7 MAJ

Janë bërë të shpeshta vizitat e drejtores së përgjithshme të doganave shqiptare Elisë Sipropali në doganën e Durrësit, sikurse ndodhi më 7 maj 2014.

“Dyrrah”-u mësoi se Spiropali është interesuar për masat e reja për intensifikimin e fluksit gjatë sezonit veror, kodin etik dhe luftën kundër korrupsionit.

Por ka ngjallur shqetësim në segmente të operatorëve të portit një takim tête- à-tête po më 7 maj 2014 i Sipropalit me drejtorin e e përgjithshëm ekzekutiv të kompanisë publike Autoriteti Portual Durrës sha Selim Belortaja, ku u diskutua për ndërtimin e infrastrukturës së re të doganës.

TRANSITI

Ndërkohë, të nesërmen, më 8 maj 2014, kryedoganierja e Shqipërisë Elisë Spiropali në pikën kufitare të Vermicës në Kosovë përuroi së bashku me drejtorin e përgjithshëm të Doganës së Kosovës Lulzim Rafuna (në foto) projektin për krijimin e lehtësirave në transitin e mallrave midis Shqipërisë dhe Kosovës, ku ishte i pranishëm edhe ambasadori i Shqipërisë në Kosovë Qemal Minxhozi.

Aplikimi i transitit të përbashkët Shqipëri-Kosovë mundëson nisjen e mallrave transit nga Shqipëria me destinacion doganat e brendshme kosovare pa kryer procedurat që kryhen aktualisht si në Morinë ashtu edhe në Vërmicë.

Malli niset transit nga doganat shqiptare dhe ky transit mbyllet në doganat e brendshme kosovare duke reduktuar ndjeshëm kohën e qëndrimit të bizneseve në pikat doganore.

Subjekti çeli transitin në Durrës duke kryer në doganën e Vërmicës një procedurë që normalisht zgjaste një ditë brenda 4 minutash, dhe vazhdoi udhëtimin për destinacionin final, Prizrenin.

PËR HERË TË PARË NË RAJON

Kështu, u regjistrua hyrja e parë në Kosovë e ngarkesave komerciale, regjistruar transit në portin e Durrësit dhe pa ndonjë procedurë shtesë kaloi në territorin e Kosovës deri në një nga terminalet e brendshme doganore, gjithashtu e njëjta do të ndodhë me të gjitha mallrat, të cilat tranzitohen përmes Kosovës për në Shqipëri.

Kryedoganieri i Kosovës Lulzim Rafuna vuri në dukje: “Kjo është një procedurë e aplikuar për herë të parë në rajon dhe si e tillë ofron lehtësira të mëdha për biznesin duke ulur koston e shpenzimeve dhe duke sjellë në minimum kohën e pritjeve gjatë kalimeve kufitare”.

Afati i hyrjes plotësisht në veprim të transitit të përbashkët do jetë fundi i muajit maj.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/