Një procedurë që normalisht zgjaste deri në dy ditë, ose dhe më shumë për shkak të garancive financiare, tani e tutje, në doganën e Morinës dhe Vërmicës do zgjasë jo më shumë se 5 minuta

Gjatë periudhës së verës 2015 ku nuk do të ketë më kontrolle një për një të veturave dhe të mjeteve të tjera, me të cilat familjet e Kosovës vijnë në Shqipëri për të kaluar pushimet

DURRËS, 16 shkurt 2015 –  Duke filluar nga 16 shkurti 2015, Porti i Durrësit, për të gjitha mallrat që vijnë në Durrës për të shkuar në Kosovë, është pika e vetme e kontrollit dhe mjafton procedura në Durrës për të mbërritur në Prishtinë, në Prizren, në Gjakovë dhe kudo tjetër, pa qenë nevoja për të rindaluar dhe për të rifilluar procedurat.

Të hënën, më 16 shkurt 2015, në Doganën e Morinës (Kukës), në praninë e të dy Kryeministrave, të Shqipërisë Edi Rama dhe të Kosovës Isa Mustafa, u përurua “Korridori i Transitit të Përbashkët Shqipëri-Kosovë”. Ishin të pranishëm edhe dy Ministrat e Financave, të Shqipërisë Shkëlqim Cani dhe Kosovës Avdullah Hoti; dy Drejtorët e Përgjithshëm të Doganave, i Shqipërisë Elisë Spiropali dhe i Kosovës Lulzim Rafuna, prefekti i Kukësit Safet Gjici etj..

FLEKSIBILITET DHE SHPEJTËSI NË TREGTINË MES DY VENDEVE

Të gjitha transitet e çelura në territorin doganor shqiptar do të mbyllen në doganat e destinacionit kosovar, duke shmangur kështu ndalesat në kufi për ribërje procedurash, dhe anasjelltas, ato transite qe hapen në territorin doganor të Kosovës do të mbyllen në doganat e destinacionit shqiptar, njësoj sikur të kishim vetëm një doganë dhe jo dy. Një procedurë që normalisht zgjaste deri në dy ditë, ose dhe më shumë për shkak të garancive financiare, tani e tutje, në doganën e Morinës dhe Vërmicës do zgjasë jo më shumë se 5 minuta.

Gjithashtu është bërë e mundur që në fushën e sigurimeve dhe garancive bankare për transitet ne mënyrë që një garanci e dhënë në territorin doganor të Shqipërisë të jetë e vlefshme dhe në territorin e Kosovës dhe anasjelltas.

Kjo prek të gjitha  bizneset që operojnë midis Shqipërisë dhe Kosovës duke sjellë një ndikim të jashtëzakonshëm në tregtinë mes dy vendeve. Kjo risi në fushën e shkëmbimeve tregtare mes Shqipërisë dhe Kosovën shpejton lëvizjen e mallrave, shkurton kohën e qëndrimin të tyre në doganë, redukton kostot për biznesin dhe në pikëpamjen doganore e kthen kufirin Shqipëri-Kosovë në një kufi “virtual”.Transiti i përbashkët me Kosovën sjell fleksibilitet dhe shpejtësi në tregtinë mes dy vendeve. Tashmë nëpërmjet transitit të përbashkët në të dyja vendet do të prodhohet vetëm një deklaratë transiti. Kjo procedurë do të shërbejë si një mjet për të menaxhuar dhe kontrolluar më mirë sistemin e transitit, bazuar në përdorimin  e sistemeve kompjuterike të avancuara dhe përpunimit elektronik të të dhënave, që do të garantojnë një menaxhim modern dhe efikas të tij. Objektivat kryesore të transitit të përbashkët do të jenë rritja e efikasitetit dhe efektivitetit në procedurën e transitit, parandalimi dhe zbulimi i mashtrimit dhe gjithashtu përshpejtimi i  transaksioneve të kryera nën regjimin e transitit duke ofruar njëkohësisht siguri për to.

Me praninë e dy Kryeministrave, Drejtorëve të Doganave dhe ekspertëve teknike të të dy vendeve që kanë punuar mbi këtë projekt, për herë të parë një kamion kreu procedurën e transitit të përbashkët me sukses.

NGA DURRËSI NË KOSOVË PA PROCEDURË TJETËR

Drejtori i Përgjithshëm i Doganave të Kosovës Lulzim Rafuna u shpreh: 

“Kjo është një procedurë e cila i ndihmon bizneset tona, por i ndihmon edhe dy administratat dhe lehtëson qarkullimin e mallrave. Këtu kemi një kamion, i cili është nisur nga Porti i Durrësit. Ai ka prezantuar deklaratën e transitit, kjo deklaratë është lëshuar në Durrës, dhe tashmë me anë të saj kalohet në Kosovë pa procedurë tjetër. Kjo është një procedurë, e cila ka zgjatur deri në 2 ditë më parë, ndërsa tashmë bëhet në moment. Ky është një lehtësim për bizneset, por na ndihmon t’i kemi doganat e harmonizuara dhe të rrisim luftën ndaj dukurive negative që mund të ndodhin”.

ULJE E BARRIERAVE NË TË DY ANËT E KUFIRIT

Drejtorja e Përgjithshme e Doganave të Shqipërisë Elisë Spiropali u shpreh: 

“Pas vullnetit të Qeverisë së Shqipërisë dhe Kosovës për të afruar tregjet e dy vendeve përmes përafrimit të procedurave të përbashkëta doganore qëndron puna intensive e Doganave të Shqipërisë dhe Kosovës për realizimin me sukses të Transitit të Përbashkët. Transiti i përbashkët do të thotë më pak kosto për biznesin, më pak kohë e shpenzuar në doganë si dhe aplikimi i procedurave të përbashkëta. Përparësia e jashtëzakonshme për të gjithë bizneset që operojnë mes Shqipërisë dhe Kosovës do të qëndrojë në faktin e uljes së barrierave të panevojshme, që rëndojnë sot, punën e biznesit në të dy anët e kufirit. Një procedurë që ka zgjatur dy ditë, tani do të zgjasë 5 minuta duke shënuar kështu  një revolucion në Doganë.

Afrimi i dy tregjeve tona do të ndodhë jo vetëm përmes transitit të përbashkët, por njëkohësisht duke përmirësuar infrastrukturën. Qeveria Shqiptare ka marrë zotim të punojë drejt arritjet së këtij 

objektivi njëkohësisht i shoqëruar me ndërtimin e terminalit të përbashkët doganor me ndihmën e Bashkimit Evropian”.

MALLRA ME ÇMIME MË TË ULËTA

Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa deklaroi: 

“Është një kënaqësi e veçantë për mua që të jem sot këtu, të inaugurojmë një marrëveshje të përbashkët, e cila është arritur në takimin e dy qeverive në Prizren. Besoj se kjo marrëveshje do të vazhdojë edhe më tutje si rezultat i përpjekjeve dhe marrëdhënieve tona shumë të forta të cilat i kemi ndërtuar dhe do ti ndërtojmë edhe në të ardhmen. Bashkëpunimi ynë ekonomik i pasuar edhe në fushat e tjera do të jetë shprehje e lidhjes sonë, shprehjes e mosekzistimit të kufijve mes Kosovës dhe Shqipërisë dhe shprehje e synimeve tona për tu integruar në Bashkimin Evropian dhe familjes evropiane.

Për mua është kënaqësi që sot këtu po inaugurojmë këtë transit, nga i cili do të përfitojnë qytetarët e të dyja vendeve. Do të përfitojnë bizneset në radhë të parë, do të kemi eficencë në fushën e tatimeve dhe doganave, sepse do të bëhet shumë më eficente procedura e zhdoganimit. Do të ketë një rezultat të madh në luftën ndaj evazionit fiskal dhe përfitimit të procedurave të përgjithshme të efikasitetit në fushën e politikave fiskale. Qëllimi i këtij projekti nuk është vetëm që të ulim kohën e zhdoganimit, por gjithashtu edhe të ulim kostot, nga e cila do të përfitojnë bizneset në mënyrë të drejtpërdrejtë, por edhe qytetarët të cilët do të konsumojnë mallra me çmime më të ulëta”.

DOGANË E PËRBASHKËT MORINË-VERMICË.

Mes të tjerave, Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama tha:

“Faktikisht, nga sot, Porti i Durrësit, për të gjitha mallrat që vijnë në Durrës për të shkuar në Kosovë, është pika e vetme e kontrollit dhe mjafton procedura në Durrës për të mbërritur në Prishtinë, në Prizren, në Gjakovë dhe kudo tjetër, pa qenë nevoja për të rindaluar dhe për të rifilluar procedurat dhe këtu.

Ky është një proces në vazhdim, sepse ne po punojmë bashkë me qeverinë e Kosovës në fushën e sigurime, që garancia e dhënë në territorin doganor të Shqipërisë të jetë e vlefshme në territorin donator të Kosovës dhe anasjelltas. Ndërsa në 2 shkurt u lidh edhe kontrata për të zgjeruar rrugën hyrëse në doganën e Morinës, çka do të bëjë që jo vetëm për sipërmarrjen, por edhe për ata dhjetëra mijëra shqiptarë të Kosovës që kalojnë në këtë pikë, veçanërisht në kohën e verës, të mos ketë më asnjë dallim dhe asnjë pengesë. E, për më tepër, siç e kam komunikuar me mikun dhe kolegun Isa Mustafa, gjatë periudhës së verës këtë vit do të fillojë një regjim tërësisht i ri në këtë pikë, ku nuk do të ketë më kontrolle një për një të veturave dhe të mjeteve të tjera, me të cilat familjet e Kosovës vijnë në Shqipëri për të kaluar pushimet. Por do të ketë një kontroll të rastësishëm dhe një kontroll shumë të relaksuar, për të bërë të mundur që kjo të jetë një vijë kalimi dhe jo një pikë mallra me çmime më të ulëta”.

DOGANË E PËRBASHKËT MORINË-VERMICË.

Mes të tjerave, Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama tha:

“Faktikisht, nga sot, Porti i Durrësit, për të gjitha mallrat që vijnë në Durrës për të shkuar në Kosovë, është pika e vetme e kontrollit dhe mjafton procedura në Durrës për të mbërritur në Prishtinë, në Prizren, në Gjakovë dhe kudo tjetër, pa qenë nevoja për të rindaluar dhe për të rifilluar procedurat dhe këtu.

Ky është një proces në vazhdim, sepse ne po punojmë bashkë me qeverinë e Kosovës në fushën e sigurime, që garancia e dhënë në territorin doganor të Shqipërisë të jetë e vlefshme në territorin donator të Kosovës dhe anasjelltas. Ndërsa në 2 shkurt u lidh edhe kontrata për të zgjeruar rrugën hyrëse në doganën e Morinës, çka do të bëjë që jo vetëm për sipërmarrjen, por edhe për ata dhjetëra mijëra shqiptarë të Kosovës që kalojnë në këtë pikë, veçanërisht në kohën e verës, të mos ketë më asnjë dallim dhe asnjë pengesë. E, për më tepër, siç e kam komunikuar me mikun dhe kolegun Isa Mustafa, gjatë periudhës së verës këtë vit do të fillojë një regjim tërësisht i ri në këtë pikë, ku nuk do të ketë më kontrolle një për një të veturave dhe të mjeteve të tjera, me të cilat familjet e Kosovës vijnë në Shqipëri për të kaluar pushimet. Por do të ketë një kontroll të rastësishëm dhe një kontroll shumë të relaksuar, për të bërë të mundur që kjo të jetë një vijë kalimi dhe jo një pikë kontrolli. Nga ana tjetër, me mbështetjen e Bashkimit Evropian, tanimë jemi gati për të ndërtuar edhe doganën e përbashkët Morinë-Vermicë”.

/përg. th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/