DURRËS, 13 janar 2015 – Tashmë me kontejnerët, që përpunohen ekskluzivisht në portin e Durrësit, do të merren seriozisht si Dogana ashtu dhe Policia e Shtetit.
Të martën, më 13 janar 2015, në mjediset e Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave është nënshkruar urdhri i përbashkët mes Doganës Shqiptare dhe Policisë së Shtetit për “Ngritjen, funksionimin dhe procedurat standarde të punës të njësisë së përbashkët për kontrollin e kontejnerëve” në portin e Durrësit. Ky Urdhër i Përbashkët është nënshkruar nga dy Drejtorët e Përgjithshëm të Doganave dhe Policisë së Shtetit, përkatësisht Elisë Spiropali dhe Artan Didi.
Të pranishëm në këtë nënshkrim ishin dhe këshilltari rajonal i Programit EXBS Alan C. Theriault dhe koordinatorja e projektit nga zyra e OKB-së në Tiranë Elë Banaj.
/përg. th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





