Ish-kryeministri Sali Berisha gjatë ditës së sotme postoi në Facebook një video, të cilën e shpjegonte duke thënë se bëhej fjalë për një tren që importonte plehra duke u larguar nga porti i Durrësit.
Për ngjarjen në fjalë reagoi Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, e cila duke përgënjeshtruar lajmin, sqaron se bëhet fjalë për transportin e hekurit dhe çelikut për skrap për llogari të kompanisë Kurum.
“Lidhur me njė video tė publikuar sot nė rrjetet sociale, me pretendimin se me njė tren mallrash po largoheshin nga Durrėsi plehra tė importuara, informojmė se:
Treni qė shfaqet nė video transporton skrap (hekuri dhe celiku) pėr llogari tė kompanisė ‘Kurum sh.a.’, e cila prej mė shumė 10 vitesh importon skrap nga vende tė ndryshme tė botės, duke e pėrdorur si lėndė e parė pėr furrnaltėn. Kompania ka zgjedhur transportin hekurudhor nga Durrėsi nė drejtim tė ish-Kombinatit Metalurgjik nė Elbasan.
Bazuar nė VKM Nr. 117, datė 13.2.2013, ‘Pėr kriteret, nė bazė tė tė cilave pėrcaktohet kur disa tipa tė metalit skrap pushojnė sė qeni mbetje’, lejohet importi i skrapit tė hekurit, ēelikut dhe aluminit, kur ėshtė i shoqėruar me:
– Çertifikatė tė Kontrollit tė Radioaktivitetit nga Instituti i Fizikės Bėrthamore tė Zbatuar
– Çertifikatė tė Kontrollit tė Radioaktivitetit nga vendi i origjinės
– Deklaratė Konformiteti nga vendi i origjinės
– Certifikatė e Cilėsisė nga vendi i origjinės
Pra, bazuar nė kėtė VKM kodi i skrapit nuk ėshtė i klasifikuar si mbetje.
Ngarkesa e skrapit nė fjalė ėshtė e shoqėruar me Ēertifikatė nga Instituti i Fizikės Bėrthamore tė Zbatuar, Shėrbimi i Kontrollit tė Radioaktivitetit, me Nr. 000462.
Aktualisht nė Portin e Durresit po pėrpunohen edhe 2 anije me tė njėjtėn natyrė malli, pėr tė cilat mund tė pėrdoret sėrish trasnporti hekurudhor, nė varėsi tė vlerėsimit tė vetė kompanisė”, thuhet në reagimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave.





