1 dhjetor 2014 –  Organizata botërore e doganave dhe Zyra e Kombeve të Bashkuara për luftën anti-drogë dhe parandalimin e krimit kanë ndërmarrë nismën: Programi për kontrollin e kontejnerëve (Container Control Programme). Në kuadrin e kësaj nisme një grup i përzgjedhur doganierësh e funksionarësh të doganave shqiptare kreu një vizitë pune në Portin e Xhoja Tauros (Gioia Tauro), ndër më të mëdhenjtë në Evropë përsa i përket trafikut të kontejnerëve. Pala italiane e kishte marrë seriozisht këtë aktivitet duke çuar në të ajkën e doganierëve dhe të financierëve italianë në nivel nën/koloneli, koloneli e gjenerali brigade të Rojes së Financës. Për italianët, sidomos doganierët dhe financierët e Portit të Xhoja Tauros, Shqipëria është shndërruar në një problem shqetësues. 

Muajt e fundit janë kapur disa kontejnerë me kokainë , që për destinacion final kanë pasur Shqipërinë sidomos Portin e Durrësit. Sasitë e heroinës së kapur në Xhoja Tauro ose të sinjalizuar nga finacierët e Xhoja Tauros për t’u kapur në vende të tjera si psh. në Mal të zi shkojnë nga 79 deri në 250 kg kokainë e fshehur pas ngarkesave legjitime si banane, lëkurë e përpunuar, sheqer etj. Problem tjetër për agjensitë ligjzbatuese të Xhoja Tauros mbetet edhetranzitimi në këtë port me destinacion Portin e Durrësit të kotejnerëve me mallra kinezë  markash të falsifikuara (pjesë këmbimi dhe ndihmëse për celularë, atlete, veshje etj.) ose me mallra të rrezikshme si psh. fishekzjarret kineze. 

Binte në sy fakti, që në delegacionin shqiptar, që vizitoi Xhoja Tauron nuk kishte përfqësues të Doganës së Durrësit. Kujtojmë se nëpërmjet Portit të Durrësit kalon rreth 88% e importeve shqiptare me kontejnerë dhe mbi 95% e eksporteve shqiptare me kontejnerë si psh. minerali i  kromit për në Kinë.

/gj.th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/