TIRANE, 4 prill 2013 – Asllan Dogjani, i cili para pak ditësh shpalli “divorcin” me PS dhe e shpalli veten kandidat të pavarur ka shpjeguar në Facebook votën pro për emërimin e ministrave të rinj të kabinetit Berisha.

Duke vlerësuar kontributin e dhënë prej tyre në fushat prej të cilave vijnë, Dogjani theksoi gjithashtu se vota e tij pro ishte për mos rrëzimin e qeverisë, pasi nëse kjo ndodhte vendi nuk mund të mbante zgjedhje të lira e të ndershme.

Pjesë nga postimi i deputetit Asllan Dogjani

“Unë votova për ministrat e rinj pasi disa prej tyre i njoh personalisht dhe kam besim tek ata, kanë dhënë prova se dinë të punojnë dhe t’u shërbejnë qytetareve shqiptarë, ku ndër ta mund të permend ministrin, Halim Kosova….

Në rast të mos kalimit të qeverisë vendi mund të shkonte në zgjedhje të parakohshme dhe kjo për mendimin tim nuk do t’i shërbente zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Vendi mund të shkonte në krizë dhe Shqipëria nuk mund dhe nuk duhet të paguajë për gabimet e politikanëve shqiptarë.
Unë jam deputet i pavarur dhe do kandidoj si deputet i pavarur në zgjedhjet e 23 Qershorit.