KUKES, 15 shkurt 2013 – Struktura e PS në rrethin e Kukësit është përfshirë në debate të ashpra që mund të çojnë deri në përçarjen e kësaj partie në prag të fushatës elektorale të 23 qershorit. Vetë deputeti i Kukësit Asllan Dogjani i mbështetur nga mbi 250 anëtarë të bazës kanë kërkuar që të anulohet një vendim i kreut të PS, Edi Ram i cili ka shkaktuar kreun aktual të PS, Ylber Durakun dhe ka emëruar ish-kryetarin e mëparshëm Skëndër Ahmeti. 

Një gjë ë tille, siç tha Dogjani, bie ndesh me demokracinë e brendshme të partisë, me statutin e saj dhe përbën një shkelje. 

“Ne i kemi bërë një letër të firmosur nga mbi 250 anëtarë të PS, ku i kërkojmë kryetarit të partisë të respektohet struktura, të merret opinioni i tyre dhe kush synon të dalë kryetar i PS në Kukës, të dalë nëpërmjet votës. Sa herë janë kërkuar në protesta e demonstrata, socialistët e Kukësit kanë të gatshëm ndërsa kur vendoset për kryetarin e partisë atyre nuk iu merret mendimi. 
Carja e krijuar në këtë rast, sic pohoi vetë Dogjani, ka sjellë konseguenca për vetë deputetin, i cili mund të mos kandidojë për listën zgjedhore në Qarkun e Kukësit. Dogjani e klasifikoi veprimin e Edi Ramës si një frymë bajraktarizmi dhe diktature që po instalohet në Partinë Socialiste. 

“Në kohën që cuam këtë letër, kryetari i PS-së i ka marrë në telefon këta persona që kanë firmosur dhe i ka kërcënuar. Ky vendim duhet të rishikohet. Ne nuk kemi nevojë më për diktator, ata i kemi hequr. Nuk pranoj që në Kukës të bëhen pazare”, shtoi ai. 

Deputeti socialist Asllan Dogjani ditët e fundit i është ankuar edhe kryesisë së Partisë Socialiste për qëndrimet e fundit që kryesocialisti Rama ka mbajtur për strukturën e partisë në Kukës. Dogjani është deputet i zgjedhjeve të 2009 që mori mandatin nën siglën e Partisë Socialiste.