Gjilani luajti me APOEL-in në kuadër të rrethit të parë kualifikues në Ligën e Evropës. Skudra kosovare u mposht me rezultat 2-0, derisa ‘Skifterat’ gjatë zhvillimit të kësaj ndeshje kishin djegur flamurin e Greqisë në sheshin Zahir Pajaziti, shkruan Reporteri.net

Ndërkaq, klubi i Gjilanit ka dalur me reagim zyrtar pas kësaj ngjarje, duke e cilësuar gjestin e tifozëve si një akt aspak të hijeshëm.

Ky është reagimi i Gjilanit:

Pas veprimeve të disa individëve në natën e mbrëmshme gjatë zhvillimit të takimit Gjilani-APOEL, kanë djegur flamurin e Greqisë dhe Sport Club “Gjilani”, dënon rëndë këtë akt jo të hijshëm.

Vepra të tilla nuk kanë vend në sportin më të popullarizuar në botë, e aq më pak neve si komb, ku duhet të jemi shembull në mikpritjen e ekspeditave udhëtuese në vendin tonë.