Zbardhet arsyeja e djegies së katër makinave gjatë natës në kryeqytet, autore e së cilës është 23-vjeçarja nga Tirana, Desara Mançellari.
Sipas policisë, shkak ka qenë një konflikt për motive të dobëta mes Mançellarit dhe djalit të të dëmtuarit. Por sipas medieve, thuhet se ajo ka qenë e fejuar me djalin e pronarit të makinave të djegura dhe më pas janë ndarë.
Mësohet se gjatë dëshmisë në polici, ajo nuk e ka mohuar ngjarjen. Është shprehur se ka qenë nëna e të fejuarit, ajo e cila ka ndikuar në ndarjen e tyre.
Kjo do ketë qenë dhe arsyja kryesore që e çoi 23-vjeçaren drejt hakmarrjes, duke spërkatur me benzinë dhe më pas duke u vënë flakën, 4 makinave të babait të ish-të fejuarit të saj.





