Ditën e sotme në Gjykatën e Korçës u zhvillua seanca për caktimin e masës së sigurisë ndaj 45-vjeçarit Bledar Trëndafili, i cili u arrestua vetëm dy ditë më parë pasi dogji bashkëshorten e tij.
Trëndafili u njoh sot me masën e sigurisë “arrest me burg” të caktuar në mungesë nga gjykata e Korçës pas ngjarjes së rëndë.
Rreth orës 17:00 të pasdites së 31 gushtit, teksa bashkëshortja e tij ka qenë duke u kthyer nga puna, Trëndafili ka hedhur benzinë drejt saj dhe më pasi i ka vënë flakën.
31-vjeçarja u ndalua nga bashkëshorti me të cilin ishte në proces divorci pak metra larg banesës ku jetonte me nënën e saj dhe dy fëmijët e mitur 3 dhe 5 vjeç pas ndarjes.
E dëmtuara më pas mori ndihmën e parë në spitalin e Korçës dhe u transportua për mjekim të specializuar drejt Tiranës.