TIRANE, 11 mars 2013 – Ndalohet 38-vjeçarja që shkrumboi makinën e të dashurit për shkak se nuk i bleu dhuratë për Shën Valentin.

Efektivët e komisariatit të policisë Nr.2, Tiranë ndaluan ditën e djeshme shtetasen Dorina Ruka, pasi ishte shpallur në kërkim për veprën penale të “shkatërrimit të pronës me zjarr”.

Ruka u ndalua në aeroportin e Rinasit teksa po tentonte të largohej jashtë shtetit. 38-vjeçarja akuzohet nga policia se dy ditë pas festës së Shën Valentinit i vuri flakën automjetit të të dashurit të saj në Tiranë. Sipas policisë Ruka dogji makinën e të dashurit, sepse ky i fundit nuk i kishte blerë dhuratë ditën e të dashuruarve.

Por fatkeqësisht, përveç makinës së të dashurit të saj, u dogj edhe një tjetër makinë që ishte parkuar pranë automjetit, që i kishte “vënë syrin” 38 vjeçarja.

/m.b. Agjencia e Lajmeve “Dyrrah”/