Në vijim të punës hetimore për zbulimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të zjarrvënieve, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Mat, proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasin:

G. P., banues në Mat, pasi dyshohet se pranë varrezave të qytetit Burrel, ka ndezur zjarr dhe si pasojë është djegur një sipërfaqe tokë pyjore.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Mat, për veprime të mëtejshme.