Një 46-vjeçar është proceduar penalisht nga policia, pasi dogji me zjarr një sipërfaqe toke, zjarri përfshiu më pas edhe një sipërfaqe tjetër dhe një banesë të pabanueshme.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë, bënë procedimin në gjendje të lirë të shtetasit Dh. Ç., 46 vjeç, (dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor) pasi në fshatin Synej Kavajë, i ka vënë zjarrin një sipërfaqe tokë, ku zjarri është përhapur dhe ka djegur një banesë të vjetër (e pabanuar), në pronësi të shtetasit I. M., disa rrënjë ullinj në pronësi të shtetasit B. M., dhe një sipërfaqe toke në pronësi të shtetasit R. V.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kavajë për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.





