Një 63-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Lushnjes. Bëhet fjalë për 63-vjeçarin Barjam Kalari, i cili është arrestuar në flagrancë, pasi është kapur duke ndezur një zjarr të qëllimshëm.

Sipas policisë Kalari ka ndezur flakën në anë të rrugës automobilistike Lushnjë-Rrogozhinë, duke djegur me zjarr mbeturina.

Më tej bëhet me dije se zjarri i ka dalë nga kontrolli duke rrezikuar përhapjen në ambientet dhe bizneset që ndodheshin aty pranë.