KORCE– Gjykata e Korcës ka lënë në burg të riun, i cili vetëm 4 ditë më parë i vuri zjarrin banesës së gjyshërve. 22-vjeçari, Ervis Abeshi, ka marrë masën e sigurisë arrest me burg nga togat e zeza në sencën e sotme gjyqësore kundrejt tij.

Të mërkurën Abeshi dogji banesën e gjyshërve pas një sherri për pronën, po që fatmirësisht nuk pati të të plagosur, vetëm dëme materiale.

Ngjarja u shënua në fshatin Ormen të Korçës ku sipas policisë, i riu Ervis Abeshi, ka hedhur benzinë në banesën e gjyshit, Vasfi Muçollari dhe më pas i ka vënë zjarrin.
Si pasojë janë djegur një dhomë më të gjitha orenditë, ndërsa janë shkaktuar dhe dëme të tjera materiale.

Zjarrfikëset kanë mundur të lokalizojnë në kohë zjarrin, duke mos lejuar përhapjen e tij në dhomat e tjera të banesës. Në momentin e zjarrit nuk ka pasur asnjë person në banesë.