Një sipërfaqe toke ka marrë flakë në mënyrë aksidentale në Kavajë.
Sipas njoftimit zyrtar nga Policia, shtetasi B. D., 48 vjeç, dyshohet se për shkak të pakujdesisë ka shkaktuar zjarr në pronën e shtetasit V. Ç. Ngjarja ka ndodhur në një zonë rurale, ku përhapja e flakëve ka sjellë dëme të konsiderueshme në sipërfaqen e mbjellë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë kanë referuar materialet në Prokurori, ndërsa hetimet vijojnë për përcaktimin e përgjegjësisë penale.





