6 dhjetor 2014 – Karabinierët ushtruan kontroll në dy apartamente në qendër të Livornos, ku strehoheshin 4 shqiptarë, shpërndarës droge. Në apartamentin e parë u arrestuan: Arbër Kojku 22 vjeç, Reni Leka 24 vjeç dhe Ergest Dhimitër Gjeka, 27 vjeç i cili ka precedentë penalë në Itali si edhe i arrestuar në Tiranë në 26 mars 2014 për ngarje BMW-je të vjedhur pa patentë. 
Në banesë u sekuestruan 14 000 euro të dyshuara si fryt i shitjes së drogës, 65 gramë kokainë dhe materiale të shumta për ambalazhim droge. Në banesën e dytë u arrestua Agim Dokle, 21 vjeç dhe u sekuestruan 300 euro, 60 gramë marihuanë, një peshore elektronike precizioni si edhe materiale për ambalazhim droge.
Shqiptarët e arrestuar u dërguan në Burgun e Le Sughere-s në Livorno.
/gj.th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





