Një mjeke nga Bari, Itali, ka denoncuar përdhunimin në urgjencë nga një pacient, por gjykata e qytetit Italian e ka liruar burrin dhe e ka lënë në arrest shtëpiak, të akuzuar vetëm për “Përndjekje”.

Shkak për lirimin e përdhunuesit është bërë fakti se doktoresha e ka denoncuar shumë vonë ngjarjen. Ndërsa përdhunimi ka ndodhur në dhjetor të 2016, ajo e ka denoncuar këtë fakt 9 muaj më vonë.

Sipas gjykatës, vepra penale duhej të denoncohej brenda 6 muajsh nga koha kur ka ndodhur.

Ndërkohë, përdhunuesi, një 51-vjeçar, ka nisur ta përndjekë mjeken, madje duke e kërcënuar me jetë, dhe kjo ka qenë arsyeja që e ka detyruar këtë të fundit të denoncojë aktin e dhunshëm.

Pas ndalimit të 51-vje­çarit më 13 nëntor, gjykata e Barit e ka lënë në masën e sigurisë “Arrest shtëpie”.