TIRANE,26 tetor 2013 – Ikja e Saimir Kodrës nga programi “Fiks Fare”, u shoqërua me thashetheme të tjera, që flisnim edhe për një largim të “Doktorit” nga “Top Channel”. Zërat thonin se Gent Pjetri, i njohur gjerësisht si “Doktori”, kishte nënshkruar një kontratë të majme me televizionin “Agon”. 
Këtë fakt e pohoi edhe ish-kolegu i tij Kodra, në një intervistë të botuar javën e shkuar në shtyp. Por sot, “Doktori” deklaron në “Bluetooth” se të gjitha thashethemet janë të pavërteta dhe se ai do të vazhdojë të qëndrojë në “Top Channel”. Ndonëse mohon ikjen, ai e pranon që ka nënshkruar një kontratë me “Agon”-in, për të cilën thotë shprehimisht: “Ka kontratë, por ka edhe letër bakalli”. Kështu, siç duket, Saimir Kodra do ta nisë i vetëm programin e tij në “Agon Channel”, ose ndoshta ai është në kërkim të një kolegu të ri, sepse “Doktori” e ka vendosur, nuk largohet nga “Top”-i. 

/Bluetooth/