Një doktor i ka thënë Kim-it të ndalojë duke bërë ‘selfie’, kështu që ajo ka punësuar një asistente për t’i kryer këtë punë.

Kim është ‘mbretëresha e selfie-ve’. Por fatkeqësisht për të, ky obsesion për këtë lloj fotografie i është kthyer për të keq.

Kjo pasi doktori e ka urdhëruar të mos bëjë më as edhe një, pasi duhet ta lejë dorën, e sidomos kyçin e dorës të pushojë.

Por, Kim ka gjetur menjëherë zgjidhjen për këtë. Në klipin për ngjarjet më të fundit tek emisioni i tyre “Keeping up with the Kardashians”, Kim tregon se ka rekrutuar një asistente për t’u marr vetëm me punën e “selfie”-ve.

E përzgjedhura është gruaja me emrin Paxy, ndërsa Kim po përkujdeset për shëndetin e saj pa humbur asnjë rast për t'u shfaqur në rrjetet sociale.