Regjisori i dokumentarit të Rolling Stones, “Crossfire Hurricane”, ka zbuluar planet për fimin dokumentar të rokerit legjendar, Kurt Cobain.
Brett Morgen ka punuar ndër vite në dokumentarin e legjendës me të vejën Courtney Love dhe pritet që projekti të lansohet në vitin 2014.
“Do të jetë një pasqyrim i jashtëzakonshëm i karakterit të tij.
Nëse mendoni për Kurt Cobain, ai është një kontradiksion.
Ai ka qenë i sinqertë dhe sentimental, po aq sa ironik dhe sarkastik. Ai ishte i ëmbël dhe i idhët. Ai ishte tejet qesharak.
Filmi do të reflektojë shpirtin e tij”, ka thënë Morgen.
Në ndërkohë dokumentari i Rolling Stones në Britaninë e Madhe do të lansohet prej të hënës në shitje si DVD.