Një dokumentar i ri pretendon se reperi Tupac Shakur është ende gjallë pasi e ka improvizuar vetë vdekjen e tij dhe iku në New Mexico, ku po mbrohet nga fisi Navajo.

Dokumentari  pretendon se Shakur u arratis nga Qendra Mjekësore Universitare në Las Vegas në 1996, pasi improvizoi atentatin ndaj tij.

Regjisori Rick Boss, do eksplorojë teoritë e komplotit në dokumentarin e tij të ri “2Pac: The Great Escape from UMC”.

Pasi u qëllua rreth 4 herë, Tupac vdiq në spital gjashtë ditë më vonë, por Boss nuk e përkrah këtë teori. Ai mendon se Tupac shpëtoi nga Vegas duke ikur me një helikopter.

Sipas tij, fisi Navajo, i cili jeton në New Mexico, Arizona, Colorado dhe Utah ofrojnë një arratisje të përsosur pasi agjentët e FBI nuk lejohen në tokën e tyre.

Dokumentari pritet të shfaqet vitin e ardhshëm.